Skuadra e Barcelonës dëshiron që të nënshkruajë kontratë me sulmuesin meksikan, Carlos Vela.
Me ikjen e sulmuesit spanjoll, Munir El Haddadi, nga skuadra katalunase, tani ka mbetur një pozitë e lirë për meksikanin Carlos Vela, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Duke pasur parasysh përvojën e mëparshme të futbollistit Vela në La Ligë, skuadra katalunase nuk dëshiron që kjo mundësi t’i ikë nga duart.
Prandaj një marrëveshje midis dy palëve pritet të arrihet në një afat të shkurtër kohorë.