Barcelona ka fituar Superkupën e Spanjës, pasi ka mposhtur Sevillën, në dy ndeshje, me rezultat të përgjithshëm 5-0.
Ndeshja filloi mirë për Barcelonën, pasi Ardan Turan shënoi që në minutën e 9-të një gol të bukur pas asistimit të Leo Messit.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, pasi që Sevilla humbi një penallti me kapitenin Iborra.
Në pjesën e dytë Barcelona shënoi edhe dy herë.
Ishte fillimisht mesfushori turk, Arda Turan, që shënoi vetëm dy minuta pasi filloi pjesa e dytë, kurse golin e dyti e shënoi ylli argjentinas, Lionel Messi.
Barca e kishte fituar ndeshjen e parë 2-0.