Pas transferimit të Ferran Torres nga Manchester City, Barcelona veçse ka nisur të fokusohet në planet për transferime në afatin kalimtar veror.
Sipas “Mundo Deportivo”, katalunasit kanë shumë interesim për të punësuar yllin e Valencias, Luis Gaya, që luan në krahun e majtë të mbrojtjes.
Mediumi spanjoll raporton se Barcelona i ka bërë me dije kapitenit të Valencias se ia duan shërbimet gjatë afatit kalimtar të verës.
Kontrata e mbrojtësit skadon në vitin 2023 dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës, kështu që mund të largohet në verë nga Valencia, nëse skuadra e interesuar paguan 20 milionë euro.
Barcelona ka vëzhguar situatën e Gayas që disa muaj, ngase Jordi Alba do të jetë 33 vjeç në vitin 2022, ndërsa zëvendësuesi i dytë pas spanjollit është Alex Balde, vetëm 18 vjeç.
Barcelona e ka identifikuar Gaya si pasuesi adekuat i Albas, ngase edhe ka arritur të hyjë në formacionin e Spanjës nën urdhrat e Luis Enrique.