Barcelona rrezikon të mbetet pa yllin e skuadrës, Lionel Messin, i cili mund të largohet në rast se Barça detyrohet të largohet nga La Liga dhe të marrë pjesë vetëm në ligën lokale të Katalonjës, transmeton KTV.
Argjentinasi, në kontratën e re, ka vendosur klauzolë të largimit prej 700 milionë eurosh dhe është bërë futbollisti më i paguar në botë, megjithatë nëse Barcelona nuk do të luajë në La Liga ose në njërën prej ligave më të forta në Evropë, Messi mund të largohet si lojtar i lirë, shkruan Mundo Deportivo.
Në këtë mënyrë, 30-vjeçari tenton ta mbrojë veten në rast se pavarësia në Katalonjë ka sukses e në bazë të ligjeve në Spanjë, Barcelona automatikisht do të përjashtohej nga La Liga.
E vetmja mundësi që Messi të qëndrojë në “Camp Nou” është nëse nuk ndryshon asgjë dhe Barcelona vazhdon të luajë në elitën e futbollit spanjoll.