Barcelona gjen mënyrën për të blerë Eriksen

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 14:25 | Nga

Barcelona mund të përdorë interesin e Tottenhamit në Rafinha për të siguruar nënshkrimin e Christian Eriksen, raporton e përditshmja katalanase ‘Sport’.

Rafinha kaloi gjysmën e dytë të sezonit në huazim në Inter, por skuadra e Serie A nuk e ka aktivizuar opsionin e tij të blerjes prej 35 milionë eurosh, transmeton Albeu.

Mesfushori nuk është pjesë e planeve të Barçës, kështu që katalanasit mund të përdorin interesin e Mauricio Pochettinos mbi Rafinhan dhe t’a përfshijë atë si pjesë e një marrëveshjeje për t’a transferuar mesfushorin ofanziv Cristian Eriksen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme