Të përzgjedhurit e Ernesto Valverde u treguan më të fortë se ata të Massimiliano Allegri, duke fituar me plot meritë sfidën e parë të këtij edicioni të Champions.
Barcelona ka mposhtur Juventus me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë në fazën e grupeve të këtij edicion të Ligës së Kampionëve.
Katalunasit arritën që presionin e pjesës së parë të takimit ta konkretizojnë në minutën e fundit të saj përmes Lionel Messi.
Argjentinasi kështu arriti që më në fund të tund rrjetën e Gianluigi Buffon dhe ta cojë skuadrën e tij më qetë në pushimin mes pjesëve.
Golin e dytë për skuadrën që drejtohet nga Ernesto Valverde e shënoi mesfushori kroat Ivan Rakitiq, në të 61-ën minutë të përballjes.
Ndëra për ta vulosur fitoren u përkujdes ai që e hapi serinë e golave, duke shënuar golin e tij të dytë në ndeshje 20 minuta pa përfunduar ajo.
Deri në fund të takimit të dy skuadrat patën rastet e tyre, por pa arritur që të ndryshojnë dicka në rezultat.