Barcelona është e bindur se nënshkrimi i Dani Alves me PSG-në, duke u larguar nga Juventusi, pasi kaloi një sezon në Torino, ka qenë një nga arsyet pse Neymari e ka pranuar ofertën e gjigantëve parisienë.
Miqësia e madhe në mes të dyve është përdorur nga klubi francez për të zbutur lojtarin e Barcelonës deri më sot. Kur Alves tha të shtunën se “jeta ka dashur të jetë i guximshëm”, duke iu referuar atij, kur u largua nga klubi, ishte duke dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë për Neymarin, për të ndjekur hapat e tij.
PSG-ja, në kuadër të veprimtarisë së tij të zakonshme si një klub futbolli (të drejtat televizive, sponsorët, bileta, etj), ka treguar gatishmëri për ta paguar shumën e parave, ose klauzolën e ndërprerjes së kontratës së sulmuesit brazilian në “Camp Nou”.
Barcelona dhe drejtuesit e La Liga do ta denoncojnë PSG-në në UEFA, për të hetuar nëse klubi i presidentit Nasser Al-Khelaifi ka shkelur rregullat në lidhje me “fair-play” financiar.
Barcelona, pra, është duke pritur që të paguhet klauzola 222 milionë euro, për të vepruar pastaj me drejtuesin e La Liga-s. Klubi katalanas duket se do të ketë misionin e vështirë në kërkim të një sulmuesi, zëvendësues për brazilianin.
Menaxhimi teknik i Barcelonës, Pep Segura dhe Robert Fernández, po flasin me trajnerin Ernesto Valverde për të nënshkruar me lojtarin e duhur, për të zëvendësuar Neymar. Coutinho është shumë afër, por janë hapur edhe rrugë të tjera: Dybala, Griezman, Dembele dhe Mbappé. Njëri prej tyre do të jetë azulgrana.