“Blaugrana” synojnë t’i transferojnë gjatë verës që vjen yllin e Interit dhe atë të Juventusit
Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për shpresat e Barcelonës që t’i transferojë dy futbollistët ë njohur, njofton e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.
Barcelona do ta bëjë ofanzivën finale për yllin e Interit, Lautaro Martinez dhe atë të Juventusit, Miralem Pjanic.
Në të dyja rastet, gjiganti katalunas preferon të bëjë shkëmbime të lojtarëve.
Kampioni aktual spanjoll i ka vënë në dispozicion lojtarët Nelson Semedo, Ivan Rakitic e Arthur për sulmuesin argjentinas dhe mesfushorin boshnjak.
Për Pjanicin flitet se mund të shkëmbehet me Rakiticin apo me Arthurin.
Kurse, sa i përket Lautaros, Interi duket se më shumë preferon ta shesë atë sesa të marrë lojtarë në këmbim të tij.