Barcelona është në gjendje të keqe financiare, e cila gjë është diskutuar shumë, por ajo është më e keqe se sa mendohet pasi që klubi nuk ka paguar pagat e tërë lojtarëve të skuadrës së parë
Ta rikujtojmë që Blaugrana është në borxhe prej 1.173 miliard euro, ku 730 milionë euro janë borxhe afatshkurtra.
Cadena Cope ka raportuar sot që klubi i ka borxh lojtarëve paga dhe një ndër këta është Lionel Messi. Barcelona është dashur që t’ia paguajë atij 72 milionë euro para fundit të janarit, por janë paguar vetëm 8.5 milionë euro, që do të thotë se klubi i ka borxh atij 63.5 milionë euro bashkë me pagën dhe të drejtat e imazhit.
Pak javë më parë, skuadra e Barcelonës arriti një marrëveshje që të shtyjë për një kohë një pjesë të fitimeve këtë sezon për në vitet e ardhshme. Kjo i kurseu klubit 172 milionë euro.
Në fakt, kjo marrëveshje ndikoi në të gjithë lojtarët e skuadrës, përfshijë Messi. Katër personat që nuk i ndikuan nga kjo kontratë e re e nënshkruar janë: Gerard Pique, Clement Lenglet, Marc-Andre ter Stegen dhe Frenkie de Jong.
Pak ditë më parë, është shkruar që klubi ka dështuar për të paguar paratë për lojtarët e skuadrës B, të cilat tani janë paguar.
Tërë këto gjëra kanë ndodhur pas rrjedhjes se një kontrate të Messi që ka me Barcelona, me El Mundo që ka treguar se ai ka nënshkruar kontratë me vlerë 555 237 619 milionë euro për katër sezone.