Ashtu siç kishin bërë edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, drejtuesit e Barcelonës insistojnë se ata do ta transferojë një qendërsulmues në skuadër, për t’i zëvendësuar Luis Suarezin dhe Ousmane Dembele, të cilët janë të lënduar.
Pasi u konfirmua se Ousmane Dembele mund të mungojë deri në fund të sezonit shkaku i një lëndimi tjetër, Barcelona është duke tentuar ta sjellë një qendërsulmues për ta përforcuar repartin e sulmit.
Sapo të vendoset afati kohor i kthimit të Dembeles në skuadër – ai duhet të mungojë të paktën pesë muaj në mënyrë që Barcelonës t’i lejohet transferimi i një lojtari tani, pas mbylljes së afatit kalimtar – Barcelona do ta gërmojë tregun në kërkim të një golashënuesi, shkaku i lëndimit edhe të Suarezit, i cili i kishte shënuar 41 për qind të golave të Barcelonës këtë sezon.
Los Cules tani duan ta realizojnë premtimin që s’e mbajtën në janar dhe të rrezikojnë duke e blerë një sulmues që s’do të kishte qenë opsioni i tyre i parë. Ata gjithashtu nuk duan t’i përsëritet situata me Boatengun. Por, lëndimet do t’i detyrojë ata ta marrin këdo që të kenë mundësi, veçanërisht pas shitjes së Carles Perez në Romë.
La Vanguardia raportoi se Barcelona mund ta transferojë sulmuesin e Alavesit, Lucas Perezin, i cili kishte qenë afër kalimin në Camp edhe gjatë kohës sa ishte në Deportivo, në vitin 2016. Por, trajneri i atëhershëm, Luis Enrique, kishte preferuar ta transferonte Paco Alcacerin, i cili tani është në Villarreal.
Transferimi i Lucas Perezit megjithatë do të ishte një befasi jo shumë e këndshme për tifozët e Barcelonës, pasi që sulmuesi 33-vjeçar nuk është titullar i rregullt as të Getafe.
Në mesin e opsioneve të tjera të Barcelona janë edhe: Rodrigo, Willian Jose, Kevin Gameiro dhe Loren nga Betisi.