Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero mund t’i bashkohet Barcelonës në fund të këtij edicioni kur i skadon kontrata me skuadrën angleze.
Tabloidi “The Sun” ka raportuar të mërkurën se Barcelona tashmë ka nisur negociatat me Agueron, të cilin synon ta transferojë si futbollist të lirë.
Te skuadra spanjolle e shohin Agueron si përforcim të duhur për sezonin e ardhshëm dhe zëvendësim për Lionel Messin, i cili nuk e ka vazhduar ende kontratën që i skadon në verë dhe mund të largohet nga “Camp Nou”.
Aguero 33-vjeçar, këtë edicion ka pasur telashe më lëndime dhe deri më tani ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje për Cityn në të gjitha garat.
Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2011 kur iu bashkua nga Atletico Madridi. Krahas Barcelonës, interesim për Agueron kohët e fundit ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.