Barcelona interesohet për Eriksenin

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka kontaktuar me Tottenhamin për të pyetur rreth mundësisë për ta transferuar Christian Eriksenit gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Mesfushori danez Christian Eriksen u takua me drejtorin ekzekutiv të Tottenhamit, Daniel Levyn, të martën dhe e theksoi se dëshiron t’i bashkohet Interit këtë muaj, shkruan Sky Sports Italia.

Interi është ende duke tentuar ta sigurojë transferimin e danezit, mirëpo tani situata e tyre është komplikuar pasi që edhe Barcelona tani ka hyrë në garë për shërbimet e Eriksenit.

Përderisa ende nuk ka marrëveshje mes Tottenhamit dhe Interit për çmimin final të mesfushorit danez, mediumet italiane kanë raportuar se futbollisti tashmë ka marrëveshje personale me klubin italian.

Eriksenit i mbaron kontrata me Tottenhamin në fund të këtij sezoni dhe ai e ka bërë të qartë se e dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij, pasi që ka qenë në Tottenham që nga viti 2013, kur u transferua nga Ajaxi.

Danezi u fishkëllye nga tifozët e Tottenhamit gjatë ndeshjes kundër Middesbrough në FA Cup, të cilën Tottenhami e fitoi 2:1. Ndërkohë, agjenti i tij, Martin Schoots, ishte në Itali dhe arriti marrëveshje me Interin për kontratë me pagë prej 8 milionë eurosh.

Mediume të ndryshme në Itali, Angli dhe Danimarkë kanë raportuar gjatë ditëve të fundit se pasi Interi arriti marrëveshje personale me futbollistin, ata i bënë Tottenhamit ofertë prej 10-15 milionë euro plus bonuse.

Megjithatë Tottenhami s’do ta pranojë as këtë ofertë, pasi që e mban qëndrimin që Erikseni shitet vetëm për 20 milionë euro./ge 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme