Mbrojtësit i Interit, Alessandro Bastoni ka përfunduar si njëri nga objektivat e mëdha të Barcelonës për afatin kalimtar të verës.
Drejtuesit e klubit katalunas dhe trajneri Ronald Koeman duan ta përforcojnë skuadrën për sezonin e ri, pas dështimit në Ligën e Kampionëve dhe afër dështimit në La Liga.
Njëri nga repartet ku klubi nga Camp Nou synon të përforcohet padyshim se është mbrojtja, e cila ka pranuar edhe këtë sezon shumë gola.
Kështu, sipas mediumit italian Calciomercato, mbrojtësi i Interit, Bastoni, është subjekt i interesimit nga Barcelona.
Blaugranët po peshojnë një transferim të mundshëm për 22-vjeçarin italian, ndërsa lojtari pëlqehet edhe nga trajneri Koeman.
Bastoni, marrëveshja aktuale e të cilit te Interi do të zgjasë deri në 2023, e ka ndihmuar klubin të fitojë titullin e tyre të parë në Serie A që nga viti 2009-10.