Barcelona ka konfirmuar se të premten vazhdojnë stërvitjet

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Lojtarët e Barcelonës do të fillojnë të premten me stërvitje individuale, në vijë me protokollin e përgatitur nga La Liga, ka konfirmuar klubi i madh i futbollit.

Ekipet në Spanjë kanë filluar të kthehen në stërvitje, ndërsa po respektohet distanca sociale.

Synimi i La Ligas është që kampionati të vazhdojë në qershor, por nuk ka datë për këtë.

Lojtarët e Barcelonës do të ndahen në tri fusha të ndryshme, për të respektuar distancën sociale.

Lojtarët në kompleks do të paraqiten të përgatitur dhe do të kthehen në shtëpi menjëherë pas stërvitjes, pa u futur fare në zhveshtore.

Sipas “goal.com” lojtarët e Barcelonës janë testuar të mërkurën për Covid – 19 dhe rezultati i të gjitha testeve është negativ.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme