Sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar shtatë gola në tri ndeshje për Genoan, gjë që rezultoi të ftohet të luaj për Poloninë dhe paraqitja e tij ka zgjuar interesimin e shumë gjigantëve europian.
Krzysztof Piatek e ka vendosur Davide Ballardinin në një pozitë te keqe pasi që i janë dashur vetëm gjashtë minuta për të shënuar golin e tij të parë në Serie A.
“Jam pothuajse i frikësuar të flas për Pietekun”, ka thënë trajneri i Genoas pasi fitores se parë kundër Empolit muajin e kaluar, “sepse kjo do të ishte ftesë për ti bërë presion atij”.
“Por, ai më të vërtetë duket një lojtar i kompletuar. Ndjej se ai me të vërtetë do të bëhet një lojtar i madh. Por, jam duke u përpjekur që mos të flas për të deri ta arrin kulmin”.
Kjo formë e tij ka bërë që çmimi i 23 vjeçarit të rritet menjëherë, derisa ai ju bashkua ekipit italian nga Cracovia për 4.5 milionë euro.
Pas, kësaj, Piatek ka shënuar shtatë herë në tri ndeshje për klubin e tij të ri.
Ai e tregoi vetveten me një gol debutues për Genoan në 70 sekonda, kundër Lecces në Koppa Italia, para se të shënonte edhe tri gola të tjera para se të shkojnë në pushim.
Në ndeshjen hapëse të Serie A ai shënoi kundër Empolit, shënoi dy gola në humbjen 5-3 kundër Sassuolos para ndeshjeve të Kombëtarëve, e ku thirrje nga Kombëtarja e Polonisë. Ai ishte në bankë në ndeshjen e Ligës se Kombeve me Italinë në Bolgna por startoi në miqësore kundër Republikës se Irlandës.
Pietak dështoi për të gjetur golin në barazimin 1-1 në Wroclaw por kjo nuk e ka zbutur ndjesinë që ai ta fitoi epitetin e “Lewandowskit të ri”.
Të gjitha këto kanë bërë që Barcelona ta përcjell nga afër gjendjen e sulmuesit dhe formën e tij.