Te Barcelona kanë filluar kërkimet për pasardhësin e Andres Iniestas, i cili është larguar nga klubi.
Largimi i legjendës drejt Vissel Kobes në kampionatin japonez ka lënë një hapësirë të madhe te kampioni spanjoll.
Drejtuesit katalunas kanë vendosur në shënjestër disa lojtarë për të zëvendësuar Iniestan.
Boshnjaku i Juventusit, Miralem Pjanic, por edhe danezi i Tottenham Hotspur Cristian Eriksen, mbesin lojtarët e pëlqyer.
Por së fundmi në skenë ka dalë një emër që njihet mjaftë mirë në ambientin blaugrana.