Barcelona konfirmon stërvitjet në grupe deri në 10 lojtarë

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Nga dita e hëne, do të ndryshojnë stërvitjet në Spanjë.

Barcelona ka konfirmuar se nga nesër do të stërviten në grupe, maksimumi i futbollistëve të lejuar që të mblidhen janë 10.

Duke parë që çdo skuadër ka minimumi 25 futbollistë, atëherë stërvitjet do të ndahen në Spanjë në tri grupe.

Skuadrat ka ditë që kanë nisur individualisht stërvitjet në mënyrë që të jenë gati për rinisjen e sezonit që planifikohet me 12 qershor, por që deri më sot s’ka asgjë zyrtare.

Të ngjashme