Barcelona me mungesa të mëdha për këtë muaj

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Barceloba përballet me mungesë të lojtarëve përshkak të lëndimeve , ekipi katalonas ka konfirmuar lëndimin e mesfushori brazilian, Arthur Melo.


22-vjeçari brazilian pritet të jetë mungesa e madhe e gjigantit katalunas në muajin shkurt dhe në fillim të marsti.

“Testet e kryera kanë konfirmuar se lojtari ekipit të parë Arthur Melo ka një dëmtim në muskulin e epërm të këmbës së majtë. Ai pritet të jetë jashtë për 3-4 javë”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.

Kështu, mesfushori brazilian pritet t’i mungojë Barcelonës së paku në shtatë ndeshje. Arthur pritet të mungojë në La Liga ndaj Athletic Bilbaos, Valladolidit, Sevillas dhe Real Madridit. Mesfushori brazilian do të humb edhe ndeshjen kthyese të Copa del Rey ndaj Realit, ndërsa do të mungojë edhe ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme