Skuadra e Barcelonës kërkon me çdo kusht që rinovojë kontratën me Lionel Messin të paktën edhe një herë.
Kontrata aktuale e argjentinasit me katalanasit u nënshkruar vitin e kaluar dhe është e vlefshme deri në vitin 2021 kur Messi do të jetë 34 vjeç, shkruan Albeu.com
Messi nuk ka dhënë për asnjë moment shenja se do të largohet nga katalanasit, por drejtuesit e klubit spanjoll kërkojnë që të blindojnë xhevahirin e skuadrës sa më shumë të jetë e mundur.
Messi me Barcelonën ka luajtur 648 ndeshje dhe ka shënuar 563 gola si dhe ka bërë 240 asiste.