Philippe Coutinho duket se do të qëndrojë te Barcelona pavarësisht përpjekjeve të tij për të gjetur formën që nga arritja në Camp Nou në vitin 2018.
Braziliani u bashkua me Barçën në një marrëveshje me vlerë 135 milionë euro nga Liverpooli, por ai do të vazhdonte të kalonte një vit në huazim te Bayern Munich.
Gjatë asaj kohe, ai fitoi Ligën e Kampionëve, por ka luftuar për të bërë çdo lloj ndikimi të ngjashëm te Barça, duke bërë vetëm 64 paraqitje në kampionat që nga lëvizja e tij dhe duke shënuar vetëm 15 herë.
Duke u nisur këtë verë në mes të një krize financiare, Barcelona mund të bëjë disa largime të lojtarëve që fitojnë shumë dhe luajnë pak sikurse Coutinho, por duket se 29-vjeçari nuk po shkon askund.
Sipas mediumit Diario AS, Barcelona është e vetëdijshme se nuk ka të ngjarë të ketë ndonjë ofertë për Coutinhon këtë verë mes problemeve të tij të dëmtimeve dhe për këtë arsye, ata duket se do t’i japin një mundësi tjetër në klub sezonin e ardhshëm.
Kjo pavarësisht se Coutinho bëri vetëm 12 paraqitje për klubin Blaugrana sezonin e kaluar, megjithëse ai pësoi një dëmtim serioz në muajin dhjetor.
Ish-ylli i Liverpoolit shpërtheu meniskun e tij të jashtëm duke e lënë jashtë gjithë sezonit dhe për Copa America të kësaj vere, dhe ai është ende duke u rikuperuar ende nga ky lëndim.
Coutinho tani duket se do të kthehet te Barça për përgatitjet para-sezonale kur do të ketë një shans tjetër për të bërë përshtypje nën urdhrat e Ronald Koeman përpara sezonit të ri.