Tjetër operacion për Coutinhon

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Philippe Coutinho i është nënshtruar përsëri një operacioni në meniskun në gjurin e tij të majtë, të cilin e dëmtoi në ndeshjen e fundit të Barçës në vitin 2020, kundër Eibarit, dhe që e ka penguar atë të shkelë në fushat e blerta deri më tani.

Sipas “Esports3”, mesfushori është kthyer në sallën e operacionit për heqjen e një kisti në gjurin e dëmtuar, që po shkaktonte një rrjedhje të lëngut synovial, që ni cili lubrifikon sipërfaqet artikulare dhe ushqen kërcet.

Në fillim, Barça nuk e kishte llogaritur futbollistin brazilian për tre muaj, por pas këtij operacioni të dytë afati për riaftësimit e do të zgjatet më shumë në kohë.

Nuk ka një datë të parashikuar për kthimin e tij.

Braziliani e nisi mirë sezonin, por dëmtimi e ka ndarë plotësisht nga skuadra.

Me afrimin e merkatos së verës, duke qenë se nuk i ka përmbushur pritshmëritë me ngjyrat “blaugrana”, emri i tij pritet të ridalë në skenë për një transferim të mundshëm në Angli, ku Arsenali konsiderohet destinacioni më i mundshëm.

Duket theksuar se, nëse Coutinho luan edhe 10 ndeshje të tjera me fanellën e Barçës, klubi katalan do të duhet t’i paguajë edhe 20 milionë euro të tjera te Liverpool, sipas marrëveshjes së nënshkruar kur braziliani la “Anfield” për “Camp Nou”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme