Barcelona monitoron tre mbrojtës

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Barcelonës është e interesuar të bëjë përmirësime në fazën defensive të skuadrës.

Katalanët nuk përjashtojnë mundësinë që të afrojnë në skuadër edhe ndonjë lojtar sulmues, siç përmendet rasti i Edinson Cavani, por fokusi do të jetë te mbrojtja.

Raportime nga Spanja bëjnë të ditur se aktualisht ‘Blaugrana’ po monitorojnë tre mbrojtës, dy nga të cilët luajnë te Chelsea.

Cesar Azpilicueta, Andreas Christensen dhe Luiz Felipe janë lojtarët që mund të kontaktohen në merkaton e janarit.

Nga të tre, Christensen është më afër që të rinovojë kontratën me skuadrën e tij, por akoma mbetet si alternativë.

Mbetet të shihet kë do të arrijë ta transferojë skuadra e Barcelonës.

Të ngjashme