Barcelona mund të detyrohet të mbyllë “Camp Noun” si ndëshkim, nëse zbulohet se ka arritur marrëveshje më të hershme me sulmuesin francez Antoine Griezmann, raporton Daily Mail.
Atletico Madridi është ankuar se Barcelona ka arritur marrëveshje me Griezmannin para se shuma në klauzolën për lirim të binte nga 200 milionë euro në 120 milionë euro më 1 korrik, transmeton Koha Ditore.
Barcelona pagoi 120 milionë euro në korrik, por Atletico ka dërguar rastin në gjyq dhe kjo mund të çojë te një pezullim i stadiumit për Barcelonën, raportoi “El Mundo” të martën.
Barcelona në të kaluarën ishte detyruar të luante një ndeshje në La Liga pa tifozë.
Fitorja 3:0 ndaj Las Palmasit në tetor të vitit 2017 ishte arritur në një stadium pa tifozë, për shkak të përleshjeve të dhunshme në qytet gjatë referendumit për pavarësi të Katalonjës.