Barcelona tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Luis Enriques, i cili ka njoftuar se do të largohet nga Camp Nou.
Luis Enrique dëshiron të pushojë, prandaj ka vendosur që të mos vazhdojë kontratën me Barcelonën, e cila përfundon në fund të këtij edicioni.
Kjo ka bërë që drejtuesit e skuadrës katalunase të jenë në kërkim të një trajneri të ri.
Premium Sport shkruan se, Barcelona ka nisur bisedimet me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, të cilit i ka ofruar kontratë tre vjeçare dhe një pagë prej 8 milionë eurove në sezon, shumë më shumë se sa përfiton në Juventus.