Barcelona nis “spastrimin” e ekipit

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 13:13 | Nga

Lucas Digne, mbrojtësi i majtë i Barcelonës, ka braktisur kampin stërvitor të ekipit spanjoll dhe ka marrë avionin për në Angli, për të mbyllur marrëveshjen me Evertonin.

Klubi “blaugrana” i ka dhënë leje futbollistit francez, i cili do të firmosë me skuadrën angleze pasi të kryejë vizitat mjekësore.

Mediat spanjolle flasin se Digne do të blihet për 20 milionë euro.

Digne luajti dy sezone me Barcelonën, duke mos arritur të fitojë vendin në formacionin titullar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme