Kërkesat financiare të Real Sociedadit për Willian Josen konsiderohen të tepërta nga Barcelonë, mirëpo katalonasit nuk janë ende të gatshëm të dorëzohen në tentimin për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit.
Sulmuesi brazilian është prioritet i Barcelonës, pasi që klubi spanjoll është në kërkim të një sulmuesi që mund t’i zëvendësojë Luis Suarezin dhe Ousmane Dembelen, të cilët janë të lënduar dhe s’do të kthehen në skuadër deri në fund të sezonit.
Klauzola për shkëputjen e kontratës së tij me Real Sociedadin është vendosur në 70 milionë euro dhe, përkundër që ky çmim është i negociueshëm, marrëveshja mes dy klubeve s’është arritur ende.
Dembele do të bëhet operacion të martën në Finlandë dhe së shpejti pritet të bëhet i ditur afati kohor në të cilin do të mungojë futbollisti. Nëse ai do të mungojë për pesë muaj ose më shumë, atëherë Barcelonës do t’i lejohet ta transferojë një lojtar që luan në Spanjë, përkundër që është mbyllur afati kalimtar i janarit.
Katalonasit tashmë i kanë kontaktuar disa edhe disa lojtarë të tjerë, në rast se nuk arrijnë marrëveshje me Real Sociedadin për transferimin e Willian Joses.
Sulmuesi i Alavesit Lucas Perez, sulmuesi i Zaragozas Luis Suarez dhe sulmuesi i Real Betisit Loren Moron janë për momentin nën radarin e Barcelonës, pas lëndimit të Dembeles.
Barcelona dëshiron ta kompletojë transferimin e një sulmuesi para fundit të javës dhe sapo Dembele të bëhet operacion, klubi do t’ia dërgojë raportin mjekësor Federatës së Futbollit të Spanjës, që pastaj i ka 48 orë në dispozicion për t’iu përgjigjur klubit se a ka të drejtë të blejë lojtarë apo jo. /GE