Ekonomia Online
FUNDIT

Barcelona pa Busquetsin në derbi kundër Atletico Madridit

Barcelona pa Busquetsin në derbi kundër Atletico Madridit

Sergio Busquets do të mungojë për ndeshjen derbi të Barcelonës kundër Atletico Madridit në Wanda Metropolitano, për shkak të pezullimit. Mesfushori spanjoll u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren e Barçës 2:1 kundër Leganes të shtunën në La Liga, duke e marrë kartonin e pestë të verdhë këtë sezon. Kjo nënkupton pezullim me një […]

Sergio Busquets do të mungojë për ndeshjen derbi të Barcelonës kundër Atletico Madridit në Wanda Metropolitano, për shkak të pezullimit.

Mesfushori spanjoll u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren e Barçës 2:1 kundër Leganes të shtunën në La Liga, duke e marrë kartonin e pestë të verdhë këtë sezon.

Kjo nënkupton pezullim me një ndeshje për Busquets.

Barça e viziton Atleticon në ndeshjen e radhës në La Liga dhe Busquets nuk do të ketë të drejtë të luajë.

Busquets i ka bërë 11 paraqitje për Barçën në La Liga deri tani këtë sezon, prej të cilave tetë herë si titullar.

Mungesa e tij do të jetë kokëçarje për Ernesto Valverden në derbin me Atleticon.

Të ngjashme