Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit brazilian Rodrigo Caio, i cili është pjesë e Flamengos.
Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja spanjolle “Diario AS”, transmeton Koha Ditore.
Mësohet se Barcelona po kërkon transferimin e Caios gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi e sheh si përforcim të duhur për repartin defensiv.
Për kartonin e tij, Barça është e gatshme të paguajë dëmshpërblim deri në 15 milionë euro.
Caio në janar të këtij viti u transferua te Flamengo nga Sao Paulo për nëntë milionë euro dhe këtë edicion ka dy gola në 30 paraqitje.
Caio ka kontratë me Flamengon deri në fund të vitit 2023 kurse ka edhe katër paraqitje me Përfaqësuesen e Brazilit.