Barcelona është duke e vëzhguar nga afër yllin meksikan, Hirving Lozano, raporton ESPN.
Ylli i PSV-së shënoi një gol të vonshëm në fitoren tronditëse të Meksikës kundër Gjermanisë të dielën, dhe tani më gjasë do të largohet nga Eredivisie gjatë kësaj vere, me skuadrat evropiane të interesuara në të.
Barcelona raportohet të jetë destinacioni më i mundshëm i tij.
Klubi katalonas, megjithatë, mund të hasë në probleme për ta transferuar Lozanon, me Philippe Coutinhon, Paulinho dhe Yerry Mina që momentalisht mbajnë vendet jo evropiane në klub dhe me Arthur Melon që vjen në dimër.