Barcelona ka shprehur interesim për lojtarin e Sevillas që vlerësohet shumë. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Jules Kounde, që shihet si opsion për kohë të gjatë në mbrojtjen e ekipit nga Katalunja.
Nënkampionia e La Ligës edicionin e shkuar synon përforcime para sezonit të ri në fazën e mbrojtjes. Megjithatë, trajneri Ronald Koeman ende nuk ka bërë ndonjë përforcim në fazën defensive, transmeton koha.
21-vjeçari francez, Kounde, shihet si opsion potencial, por “Mundo Deportivo” shkruan se për të duhet të pritet edhe 12 muaj.
Kjo vonesë është për shkak të rëndësisë që e ka Kounde në formacionin e trajnerin Julen Lopetegui.
Në vitin 2019, Kounde kaloi te Sevilla nga skuadra franceze Bordeaux.
Sevilla nuk pritet që ta shesë 21-vjeçarin tani, ndërsa klauzola e lirimit të tij është 75 milionë euro.