Barcelona ka triumfuar në shtëpi ndaj Real Madrid-it, duke e mposhtur me rezultat 2:1 në ndeshjen e javës së 26-të në La Liga.
Mysafirët nga Madridi e nisën më mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi që në minutën e nëntë.
Një depërtim nga krahu i Vinicius Junior dhe një harkim i tij, bëri që topi të devijohej në rrjetën e Barcelonës nga koka e mbrojtësit të tyre, Roland Araujo-s.
Pas golit të pranuar, Barça e shtoi presionin dhe golin e barazimit arriti ta gjejë në minutën e fundit të pjesës së parë.
Pas disa tentativave të katalanasve, topi i kthye në këmbët e Sergi Roberto-s dhe ky i fundit nga afër zonës e pati të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë.
Pjesa e dytë ishte me disa raste nga dyja skuadrat, por drama ndodhi në fund.
Në minutën e 83-të, Real-i e shënoi golin e epërsië me anë të Marco Asensio-s, por ishte sistemi VAR që e anuloi atë për një pozicion milimetrik jashtë loje.
Dhe, në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Barcelona ia doli ta shënojë golin e fitores, kur Franck Kessie realizoi pas një kundërsulmi, i asistuar nga Alejandro Balde.
Me këtë fitore, çështja e titullit kampion në La Liga duket praktikisht e mbyllur, duke qenë se Barcelona tani kryeson në plus 12 pikë nga Reali.