Barcelona besohet se po planifikon që të zgjasë kontratën e Lionel Messit për së paku edhe një vit.
Sipas El Mundo Deportivo, Barca beson në madhështinë e Messit edhe pas vitit 2021, kur kontrata aktuale skadon.
Gazeta shton se rinovimi i tij do ta mbajë në Camp Nou deri në vitin 2022 dhe do të kishte vend edhe për një sezon shtesë nëse palët pajtohen.
Gazeta po ashtu raporton se kontrata e re nuk dot ë nënshkruhet deri në fund të sezonit, por siguron se Barcelona është gati ta bëjë Messin të patransferueshëm.
Lojtari 31 vjeçar nënshkroi për herë të fundit në nëntor të vitit 2017 dhe publikimi katalanas thotë se marrëveshja përfshin një klauzolë që nuk lejon largimin nga Camp Nou deri në vitin 2020, përveç ndonjë klubi jo elitar.
Xavi dhe Iniesta ishin raste të tilla që nënshkruan me Al Sadd dhe Vissel Kobe, kurse Messi ka thënë se do të dëshironte të përfundonte karrierën te Neëell’s Old Boys.