Barcelona ende është e interesuar për qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, dhe e ka dërguar një skaut për ta shikuar atë nga afër në ndeshjen kundër Liverpoolit të mërkurën.
Senegalezi ka fituar vëmendje nga Barça dhe Chelsea në afatet e fundit të transferimeve, mirëpo klubi italian nuk ka dëshiruar ta shesë atë.
Barcelona do të tentojë që ta transferojë lojtarin në afatin e janarit, mirëpo Napoli i kërkon 65 milionë euro për të, dhe kjo është një pengesë për klubi katalonas.
Koulibaly erdhi nga Genk në vitin 2014 në Napoli, dhe deri më tani ka qenë lojtar kyç iu skuadrës italiane, duke bërë 173 paraqitje dhe duke shënuar 8 gola.