Barcelona i ka dërguar delegatët e saj për t’i vëzhguar katër lojtarë gjatë ndeshjes së Serisë A mes Lazios dhe Torinos të hënën mbrëma.
Sipas Mundo Deportivo, dyshja e Barçës Robert Fernandez dhe Urbano Ortega ishin në “Olimpico” për t’i vëzhguar Stefan de Vrijn, Sergej Milinkovic-Savicnin, Andrea Belottin dhe Luis Alberton.
Raportohet se De Vrij është duke insistuar të ketë një klauzolë lirimi prej 30 milionë euro në kontratën e re me Lazion, me klubin katalan shumë të interesuar për një qendërmbrojtës të ri pasi Mascherano do të largohet në janar.