Barcelona provoi uljen e pagave shkaku i Coronavirusit, lojtarët refuzojnë ofertën e klubit

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Lojtarët e Barcelonës kanë kundërshtuar një propozim të klubit për të ulur pagat e tyre pas shpërthimit të pandemisë së Coronavirusit.

Sipas mediumit të njohur ESPN, kapitenët e klubit po negociojnë me bordin e drejtorëve dhe përderisa thuhet se është i hapur për një kompromis rreth uljes së pagave, por lojtarët nuk janë të kënaqur me propozimet aktuale që u ofrohen.

Ulja e pagave do të jetë e zbatueshme për të gjitha ekipet e para në klub, përfshirë ekipin e femrave dhe skuadrën e basketbollit për meshkuj.

Përqendrimi është te ekipi i parë i futbollit të meshkujve, pagesa e kombinuar e pagave të cilëve është mbi 500 milionë euro  dhe thuhet se është më e larta nga çdo klub sportiv profesional në botë, përcjell Telegrafi.

Nëse nuk ka marrëveshje, bordi i Barcelonës mund të zbatojë një ulje pagash për punonjësit e saj.

Përhapja e coronavirusit e ka sjellë ndalimin e sportit në të gjithë botën, ndër to edhe ai spanjoll – që do të thotë se të gjitha klubet nuk kanë të ardhura nga ditët e ndeshjeve ose nga muzetë dhe përfitimet tjera të të ndryshme.

Ndryshe, të mërkurën, u konfirmua se kishte 47,610 raste të konfirmuara të virusit në Spanjë, me një total prej 3,434 vdekjesh – duke tejkaluar tashmë Kinën.

Nga këto shifra përkthehen si 7.937 raste të reja brenda një dite dhe 738 vdekje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme