Barcelona ka hedhur poshtë një ofertë të majme për André Gomes.
E përditshmja sportive katallane, Mundo Deporitvo ka zbuluar se Barcelona ke hedhur poshtë një ofertë prej 45 milionë eurove për André Gomes
Por, Mundo Deporitvo nuk ka zbuluar emrin e skuadrës që ka bërë ofertë zyrtare për spanjollin, përcjell Express.
Gomes, i cili në sezonin e shkuar nuk ka lënë gjurmë në Camp Nou, konsiderohet si lojtar i rëndësishëm në projektin e trajnerit të ri të Barcelonës, Ernesto Valverde.
Kurse, Barcelona gjatë kësaj jave ka refuzuar edhe një ofertë prej 35 milionë eurove për Sergio Roberton.