Barcelona e ka injoruar mundësinë që ta sjellë Dani Alves-in sërish në klub, sipas raportimeve të gazetës spanjolle Sport.
Sipas këtyre raporteve, braziliani e kishte kontaktuar personalisht ish-klubin e tij për ta parë mundësinë e rikthimit në “Camp Nou”, mirëpo ishte informaur nga ta se nuk kanë nevojë për shërbimet e tij.
Alves ishte larguar nga katalunasit në vitin 2016 ku kishte shkuar në drejtim të Juventusit, ndërkaq tani pas fundit të aventurës me Paris Saint-Germain, ai ka mbetur agjent i lirë.