Alvesi e mbron Neymarin: Ai është si Messi e Ronaldo

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi anësor brazilian, Dani Alves, i ka dalur në mbrojtje bashkëkombësit të tij, Neymarit, pas kritikave që i ka marrë ky i fundit për stilin e lojës dhe mundësinë e largimit nga Paris Saint-Germaini në Barcelonë.

E ardhmja e Neymarit në PSG është vënë në dyshim këtë verë për shkak të spekulimeve se ai dëshiron të kthehet te ish-klubi i tij, Barcelona, ndërsa është folur edhe për interesim të Real Madridit.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, tha javën e kaluar se braziliani dëshironte të largohej nga kampioni i Ligue 1, por i mohoi spekulimet se klubi katalonas do ta blejë atë duke thënë: “PSG-ja nuk dëshiron ta lejojë atë të largohet”.

Por, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, dje zbuloi se kampioni francez është i gatshëm ta lejojë largimin e Neymarit nëse ndonjë klub bën ofertë mjaftueshëm të mirë.

Komentet e Leonardos erdhën në të njëjtën ditë kur PSG-ja bëri të ditur se do të ndërmarrin veprime ndëshkuese nga sulmuesit brazilian, pasi që ai nuk u shfaq për stërvitje të hënën, edhe pse babai i Neymarit tha se klubi ishte pajtuar që futbollisti të pushonte më gjatë.

Alvesi i doli shpejt në mbështetje bashkëlojtarit të tij, si në klub ashtu edhe në ekip kombëtar, pas kritikave se ai nuk luan për skuadrën as në Brazil e as në PSG.

“Nëse një skuadër e ka Messin, ajo duhet të luaj për Messin. E njëjta vlen edhe për Cristiano Ronaldon. Neymari nuk është ndryshe, ai është në një nivel tjetër dhe sa më shumë që skuadra t’i përkushtohet atij, po aq rezultate më të mira do të ketë në fushë”, ka thënë Alves.

“Nuk mendoj se lojtarët e këtij lloji bëjnë gjëra që nuk janë në favor të skuadrës. E kuptova këtë gjë kur luaja me Messin: nëse ai është në anën time, atëherë pse duhet unë të bëj diçka tjetër përveç se t’ia gjuaj topin. Neymari është ai lloj i lojtarit”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme