Shkëlqimin e nisi me Leicester City.
Mesfushori N’Golo Kante formën e lartë e vazhdoi edhe pas kalimit në Chelsea si dhe te Kombëtarja e Francës ka qenë shtyllë.
Kështu francezi nga sezoni i ri mund ta bartë fanellën e Barcelonës, shkruan Don Balon, përcjell Klan Kosova.
Klubi katalanas është duke shikuar mundësinë e blerjes së tij gjatë kësaj vere.
Drejtori i ri sportiv, Eric Abidal, ka shprehur dëshirën për ta blerë Kante dhe lojtarët kyç të klubit si Lionel Messi e përkrahin këtë ide.