Barça është një ndeshje larg rekordit 38 vjeçar në Spanjë e që do ta barazojë të shtunën në “Camp Nou” duke parë kundërshtarin e dobët në letër që ka përballë.
Barcelona dhe trajneri, Ernesto Valverde, do të kenë një rast të jashtëzakonshëm përballë një kundërshtari të zakonshëm në La Liga.
Formacioni katalanas do të luajë ndaj Leganesit këtë të shtunë në shtëpi, por pavarësisht nivelit të rivalit, tekniku që i drejton mendon se kanë mundësinë të thyejnë rekorde.
Ernesto Valverde do të drejtojë ndeshjen e 50 si trajner i Barcelonës, ekip me të cilin ka një bilanc fantastik deri më tani, me asnjë humbje të pësuar në La Liga: Udhëheqës në La Liga, finalist në Kupë dhe me një këmbë në gjysmëfinalet e Champions League.
Nëse ai vazhdon me këto suksese, Valverde do të bëhet trajneri i tretë në historinë e Barcelonës që fiton një “tripletë”, pas Guardiolës në sezonin 2008/2009 dhe Luis Enriques në sezonin 2014/2015.
Nëse fiton ndaj Leganesit, Barça do të barazojë gjithashtu rekordin me 38 ndeshje radhazi pa humbje në La Liga, rekord historik ky i arritur nga Real Sociedadi në vitin 1980.
Kryesuesit e La Ligës nuk kanë humbur në kampionat që prej disfatës ndaj Malagës, më 8 prill 2017.