Barcelona dhe Ousmane Dembele nuk kanë arritur përfundimisht marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe ndarje e tyre është e pashmangshme, por me një fund jo të mirë.
Tashmë ka ardhur fundi i telenovelës së Ousmane Dembele me Barcelonën.
Sipas gazetarit Gerard Moreno, pas disa muajsh lojërash si macja dhe miu, dhe pasi Barça bëri një përpjekje të madhe për ta bindur atë të vazhdojë në Camp Nou, sulmuesi francez tashmë ka folur dhe i ka thënë klubit qëllimin e tij për të mos rinovuar kontratën.
Nisur nga ky refuzim i sulmuesit francez, siç ka raportuar tashmë Mundo Deportivo, Barça do të tentojë të shesë Dembelen gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Përveç kësaj, vetë Romero ka detajuar gjithashtu se Barça do të tërheqë menjëherë ofertën e rinovimit që i ishte ofruar futbollistit në mënyrë që ai të mos kthehet më.