Ekonomia Online
FUNDIT

Barcelona vihet pas talentit kolumbian

Barcelona vihet pas talentit kolumbian

Barcelona pritet që të nënshkruaj shumë shpejt me talentin kolumbian Camilo Hernandez Kolumbiani ka pasur një start të mirë në Europë dhe është parë duke e shikuar ekipin B të Blaugrana në Kataloni. Juan Camilo Hernandez mund të mos jetë shumë i njohur pasi që luan në Watford kurse tani është në ligën e dytë, […]

Barcelona pritet që të nënshkruaj shumë shpejt me talentin kolumbian Camilo Hernandez

Kolumbiani ka pasur një start të mirë në Europë dhe është parë duke e shikuar ekipin B të Blaugrana në Kataloni.

Juan Camilo Hernandez mund të mos jetë shumë i njohur pasi që luan në Watford kurse tani është në ligën e dytë, por më nuk pritet që të jetë në këtë ligë. Tinejxheri është i huazuar të Huesca dhe është duke shkëlqyer në ligën e dytë spanjolle me Barcelonën që është duke e përcjell nga afër kolumbianin.

Hernandez ishte dërguar menjëherë në Spanjë nga Watfordi për shkak se nuk ka pasur asnjë paraqitje me Kombëtaren. Por ai ka treguar talentin e tij në këtë sezon në Liga B.

18 vjeçari deri me tani ka shënuar 11 gola në 23 ndeshje për Huescan, një statistikë që e ka bërë mesfushorin më të kërkuar për momentin nga ekipet e mëdha me favorit Barcelonën për të nënshkruar më të.

Të ngjashme