Barcelona është para një vendimi lidhur me mesfushorin Ivan Rakitic.
Katalanasit ose do të duhet t’i ofrojnë kontratë të re kroatit, ose do të duhet ta shesin atë, sipas Marca.
Rakiticit i është premtuar kontratë e re e përmirësuar pas Kupës së Botës, por që Josep Maria Martomeu është duke u përballur me probleme rreth balancimit të pagave në klub.
Trajneri Ernesto Valverde do që ta mbajë Rakiticin të cilin është duke e kërkuar Paris Saint-Germain.
Ata mund të detyrohen që ta shesin atë pas marrëveshjes me Frenkie de Jogn dhe ka pritshmëri që aty të arrijë edhe Adrien Rabiot.