Barcelona ka filluar të humb durimin me agjentin e Ousmane Dembeles shkaku i bisedimeve për vazhdimin e kontratës.
Skuadra katalunase ka kohë që i ka ofruar francezit mundësinë për të rinovuar marrëveshjen, mirëpo ende nuk ka veprim konkret nga ky i fundit.
Agjenti Moussa Sissoko është duke pritur një ofertë më të lartë nga Barcelona, në mënyrë që të pranojë kontratën e re.
Por, Blaugranasit i kanë bërë me dije agjentit dhe lojtarit se kushtet e kontratës së re janë si ajo e vjetra.
Andaj, Dembele dhe përfaqësuesi i tij nuk janë të gatshëm që të vënë lapsin mbi letër.
Barcelona po e humb durimin dhe janë të gatshëm që të pranojnë oferta për të që sillen rreth 90 milionë euro.