Barcelonës mund t’i ndalohen transferimet për shkak të Griezmannit

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 14:46 | Nga

Barcelona mund të ndëshkohet për shkak të ndjekjes së Antoine Griezmannit me dy vjet e gjysmë ndalesë në transferime, thotë një raport.

Sulmuesi francez ka qenë në radarin e Barçës tash e disa muaj, dhe klubi amë Atletico Madrid bëri ankesë zyrtare në FIFA vitin e kaluar në lidhje me, siç pretendon, qasjen ilegale në këtë rast nga ana e Barcelonës.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë kontakt me Griezmannin, presidenti i Barçës Josep Maria Bartomeu, siç citon “The Sun”, ka thënë: “Këtë vit nuk kam folur me të, por me agjentin e tij në muajin tetor”, transmeton Koha.net.

Sipas rregulloreve të FIFA-s mbi statusin dhe transferimin e lojtarëve, “një profesionist mund të jetë i lirë të nënshkruajë kontratë me një klub tjetër vetëm nëse kontrata me klubin aktual ka përfunduar apo pritet të përfundojë brenda gjashtë muajsh. Çdo shkelje e këtij rregulli mund të jetë cak i sanksioneve të duhura”.

Disa raportime në Spanjë thonë se Griezmannit – që ka kontratë me Atleticon deri më 2022 – mund t’i ndalohet të luajë për gjashtë muaj, ndërsa Barça mund të përballet me ndëshkimin e ndalimit të blerjeve të lojtarëve të rinj nga tre në pesë afatet e ardhshme kalimtare.

Griezmanni pothuajse u largua nga Atletico verën e kaluar, me Manchester Unitedin që mendohej se ishin të interesuar për të, por u kthye mbrapsht pasi klubi i tij u ndëshkua me ndalesë të transferimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme