Mesfushori Enis Bardhi ka luajtur gjatë tërë takimit te Levante që në udhëtim mposhti Real Madridin me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje e La Ligas spanjolle u zhvillua të shtunën dhe ishte e vlefshme për xhiron e nëntë. Për Levanten ishte fitorja e katërt këtë edicion, shkruan sot “Koha Ditore”.
Bardhi në tetë ndeshje ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim. Me këtë fitore skuadra e tij është ngritur në pozitën e shtatë me 13 pikë, kurse Real Madridi ka rënë në vendin e gjashtë me 14 pikë.