Bardhyl Mahmuti reagon pasi Jakup Krasniqit i shpërthyen lotët

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Autori, Bardhyl Mahmuti, që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe ka dokumentuar fakte për gjenocidin serb në Kosovë, ka reaguar pasi ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi në një moment shpërtheu me lotë gjatë seancës gjykuese të Gjykatës Speciale.

Specialja sot ka hyrë në ditën e dytë të gjykimit për ish katër krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Gjatë kësaj seance është parë Krasniqi i përlotur dhe i emocionuar.

“Vetëm një njeriu të drejtë dhe të sinqertë mund t’i shpërthejnë lotë për tragjedinë që ka përjetuar populli shqiptar”, ka shkruar Mahmuti në Facebook.

“Fatkeqesisht gjërat janë përmbysur: në vend të kriminelë që do të duhej të ishin në bankë të akuzës, akuzohet lufta çlirimtare e popullit ndaj të cilit u krye gjenocid”, ka thënë ai.

Të ngjashme