Në fshatin Barilevë, procesi i votimit për balotazh, ka filluar në mënyrë të rregullt.
Klan Kosova ka kontaktuar me menaxherin e qendrës më të madhe të votimit në këtë fshat, ndërsa ai ka pohuar se pritet fluks më i madh i qytetarëve nga mesdita.
Mësohet se deri tani në këtë fshat të komunës së Prishtinës, kanë votuar afër 200 persona.
Tutje është raportuar se që nga paslufta, kjo është një nga qendrat e votimit në të cilën asnjëherë nuk është shënuar ndonjë incident gjatë ndonjë procesi zgjedhor.