Barkley dhe Willian u konfrontuan verbalisht në momentin e penalltisë së humbur të Chelseat ndaj Valencias

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Ross Barkley dhe Willian patën një konfrontim verbal para penalltisë së humbur të Chelseat kundër Valencia në Stamford Bridge.

Mesfushori anglez nuk deshi të dëgjojë shokun e tij të skuadrës dhe ishte shumë i vendosur ta godiste vet penalltinë në minutën e 87-të.

Megjithatë, 25-vjeçari Barkley mbeti me fytyrë të kuqe, pasi humbi penalltinë dhe Chelsea u mposht 0-1 në ndeshjen e para të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

Barkley qëndroi mbi topin e penalltisë që nga fillimi përpara se Tammy Abraham dhe Willian të vinin për ta biseduar me atë rreth asaj se kush do ta godas.

Abraham u largua menjëherë, por braziliani Willian kishte nevojë për t’u bindur më shumë për ta lënë Barkleyn të marrë goditjen e penalltisë.

Ish-mesfushori i Evertonit madje i dha Willianit disa gjeste me dorë për t’i thënë që të pushonte dhe ai e mori përsipër goditjen, por u la në siklet.

Barkley goditi penalltinë mbi portë  dhe ekipi i Frank Lampardit u mundën 1-0 nga skuadra spanjolle falë golit të Rodrigos (74′).

https://twitter.com/RouteOneTweets/status/1174064488540229633

Të ngjashme