Inspektorati farmaceutik i Kosovës gjatë një inspektimi specifik në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka hasur në një sasi të barnave pa banderola dhe të tjera me banderola të Serbisë.
Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se këto produkte kanë hyrë brenda QKMF-së në mënyrë jo të rregullt dhe pa listë përcjellëse apo faturë.
Rreth kësaj çështjeje tashmë po merren edhe njësia për Krime të Rënda Ekonomike, ndërkohë të gjitha produktet janë konfiskuar nga inspektorati. (Koha Ditore)